Pamje të reja nga grabitja e armatosur në Suharekë: Momenti kur Policia intervenon dhe nis shkëmbimi i zjarrit

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë një zyrtar policor ka mbetur i plagosur.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se polici që mbeti i plagosur është Avdullah Hoxha, i cili po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast.

Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, teksa katër të dyshuarit kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes.

Sinjali ka siguruar pamje të reja, që janë realizuar nga një kënd tjetër, ku fillimisht shihen tre të dyshuarit brenda argjendarisë, ku i mbushin çantat, ndërsa i katërti bën roje me kallashnikov.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, pas disa minutash, në vendin e ngjarjes arrin Policia, ku njëri polic del nga vetura zyrtare dhe aty nis shkëmbimi i zjarrit.

Për pasojë, i njëjti zyrtar policor pëson lëndime teksa po intervenonte, ndërsa një zyrtar policor tjetër është plagosur me armë zjarri.

 

Lexo edhe:  Konflikt për pronë në familjen Durmishi në Prizren: 60-vjeçari rrihet me tre persona, i sekuestrohet arma