Pamje shqetësuese: Momenti kur nxirret trupi i pajetë i viktimës në lumin Ibër
Sot është gjetur trupi i pajetë i qytetares, Jasmina Petroviq, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër.
Petroviq ishte 49-vjeçare dhe i përkiste nacionalitetit serb.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit u angazhuan në kërkimin e saj.
ShKKSh ka publikuar pamje gjatë operacionit të tyre, ku shihet teksa nxjerrin nga lumi trupin e viktimës.