Pamje shqetësuese: Huliganët serbë rrahën keq tifozët anglezë në qendër të Beogradit

Skuadra e Manchester Cityt ka arritur që ta mposht klubin serb, Crvena Zvezda me rezultatin final n 2:3 në Ligën e Kampionëve.

Me këtë humbje klubi serb edhe përshëndetet me kompeticonin më të madh të futbollit në botë.

Por, ndonëse mendua se gjithçka shkoi në rregull dhe pastër, ishin tifozët e Zvezdas që sulmuan mysafirët me shkopinjë dhe gjëra të tjera të rënda.

Nga pamjet që janë publikuar në rrjete sociale shihet se sa keq tifozët e Cityt u rrahen nga ata serb.

Madje incidenti ndodhi në kafen, kur tifozët serb shkuan dhe i sulmuan ata, ndërsa policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka mbërritur në vendngjarje me mjete patrullimi.

Kujtojmë se huliganët serbë njihen për dhunën që e shkaktojnë në stadiume dhe jashtë tyre. Tifozët e C.Zvezdës në vazhdimësi kanë qenë të lidhur me pushtetin në Serbi, duke filluar nga krimineli Arkan e deri të presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

Lexo edhe:  Një muaj operacion “Goditja”, arrestohen mbi 200 persona dhe konfiskohen afër 100 armë