Pamje pranë kufirit me Rripin e Gazës, Izraeli ka grumbulluar një sasi të madhe të automjeteve ushtarake

Izraeli ka mbledhur një sasi të madhe të automjeteve ushtarake pranë kufirit me Rripin e Gazës, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Në këto pamje mund të shihet se si ushtria ka renditur tanket kryesore të betejës Merkava IV.

Vendi po përgatitet të nisë një ofensivë tokësore në rajonin palestinez, derisa me ditë të tëra ka kryer sulme ajrore si shenjë hakmarrjeje ndaj grupit militant Hamas, transmeton Telegrafi.

Ushtria izraelite më herët ka njoftuar se është përgatitur për një ofensivë “të koordinuar” ajrore, tokësore dhe detare në Gaza.

Nuk dihet se kur do të nisë ofensiva tokësore, por të premten Izraeli iu bëri thirrje palestinezëve të evakuohen nga pjesa veriore e Gazës për në jug brenda 24 orëve. 

Lexo edhe:  Operohet deputeti i LVV-së nga Drenasi