Pamje nga vendi ku u vra sonte boksieri kosovar

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Gjermani.

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, Nimani është qëlluar me të dalë nga një restorant.

Sipas “Bild”, në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e boksierit.

Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 meçe, ku ka arritur që të shënojë fitore në 26 prej tyre ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.

Lexo edhe:  Mësohen detaje për aksidentin e frikshëm në Veternik, ku një person vdiq në vend