Pamje nga shtëpia e dy viktimave nga vërshimet në Pejë

Një grua dhe fëmija i saj pesë vjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në qytetin e Pejës.

Vdekjen e viktimave e konfirmuan nga Policia e Kosovës, pos tyre të lënduar kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

Klan Kosova ka shkuar në Pejë për të parë nga afër vendin e ngjarjes dhe ka siguruar disa fotografi të shtëpisë së viktimave, ku shihet se uji ka përfshirë katin e parë.

Lexo edhe:  Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë