Pamje – Inspektori hero e përzë pronarin e marketit që insistonte të ishte prezent gjatë intervistimit të punëtorëve

Punëtorët e një marketi në Istog kanë raportuar në KALLXO.com për shkeljen e të drejtave të punës, sidomos sa i përket orarit të punës dhe mospagesa për punën jashtë orarit dhe mungesë të kontratës.

Fillimisht, hulumtues të KALLXO.com kanë bërë një raport, duke vërtetuar disa shkelje.

Më pas Inspektorati i Punës ka dalë në terren dhe inspektorët kanë hasur në pengesa nga pronari i këtij marketi, i cili nuk ka pranuar të intervistohen punëtorët pa prezencën e tij.

Sipas inspektorëve, bisedat me punëtorët duhet të realizohen në konfidencialitet dhe pa prezencën e eprorëve dhe pronarëve, për këtë arsye inspektorët kërkojnë nga pronarët që të largohen nga vendi ku po diskutohej me punëtorët.

Ali Krasniqi nga Inspektoriati i Punës, përderisa ishte duke intervistuar një punëtore të marketit, pronari vazhdimisht shkonte mbrapa inspektorit, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të inspektorit që i njëjti të mos i shkojë nga pas.

“T`u kisha lutë mos me na ardhë mbrapa. Është e drejtë e jona me i intervistu punëtorët por pa praninë tënde”- ka kërkuar Krasniqi nga pronari.

Ndërkaq, pronari insistonte se inspektorët janë në dyqanin e tij dhe prezentë sipas tij, duhet të jetë edhe pronari.

“Në dyqanin tim jam. Kur të kesh diçka me i pyet më pyet mua, për ndërrime. Këtë mundesh me e pyet për orar të vetin, për rrogë, e për të gjitha sendet që i takojnë asaj. Nëse është e drejta e juaj me i intervistu punëtorët e pyet për aq sa i takon asaj”- ka thënë pronari.

Menaxhmenti i marketit gjithashtu nuk ka pranuar t’ua tregojë inspektorëve evidencën e punës jashtë orarit të punës.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Ky është personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt