Pamje e rëndë: Tifozi bie me kokë nga tribuna në Durrës, niset me autoambulancë drejt spitalit
Ndeshja mes Erzenit dhe Partizanit në stadiumin “Niko Dovana” është mbyllur me një incident për njërin nga tifozët e pranishëm në stadium.
Pas fundit të takimit, një tifoz ka rënë nga shkallët e stadiumit, duke marrë goditje serioze në kokë.
Menjëherë kanë ndërhyrë stafet mjekësore për t’i dhënë ndihmën e parë ndërkohë që me anë të ambulancës në stadium, është nisur në drejtim të spitalit të qytetit të Durrësit, raporton mediumi shqiptar, PanoramaSport.