Dyshohet se janë vrarë dy tifozë të Suedisë në Belgjikë, lojtarët suedezë nuk dalin në fushë – ndeshja do ndërpritet!

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në Bruksel.

Viktimat ishin të veshura me fanellat e kombëtares suedeze në momentin e të shtënave.

Kombëtarja e Suedisë në futboll po luan këtë mbrëmje në kryeqytetin belg në ndeshjen kualifikuese të Euros kundër Belgjikës.

Lojtarët suedezë kanë vendosur të mos rifillojnë pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Belgjikës. Lojtarët belgë pajtohen me vendimin. Ndeshja do të ndërpritet.

Lexo edhe:  Policia arreston tre tifozë të Trepçës, sulmuan autobusin e Pejës me molotov