PAMJE: Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza”

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, për shkaqe akoma të panjohura.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Zjarrfikësit në Prishtinë dhe kanë bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar.

Njëjtë kanë deklaruar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”.

 

Lexo edhe:  Aksident mes tri veturave te "Bill Clinton" në Prishtinë