Pakoja për përballje me inflacionin parasheh kompensimin për materialet ndërtimore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar në një konferencë për media nga Qeveria e Kosovës, pakon e ndihmave financiare për disa kategori në mënyrë që të ndihmohen në përballje me inflacionin

Kryeministri Kurti ka nisur e pakos së mbështetjes për qytetarët me subvencionimin për të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike, nisur nga gjendja e rënduar me energjinë.

Në kuadër të kësaj pakoje parashihet të miratohet projektligji për punë publike për kompensimin e inflacionit për materiale ndërtimore dhe punë përcjellëse.

Si pasojë e inflacionit dhjetëra projekte infrastrukturore janë ndërprerë në Komunat e Kosovës, pasi që kompanitë po e kanë të pamundur t’i përballojnë çmimeve të materialeve ndërtimore.

Lexo edhe:  Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë në Skenderaj