Pak para Ramazanit, hapet xhamia e re në Dumnicë të Poshtme në Vushtrri

Gjatë ditës së sotme me këndimin e pjesëve nga Kurani dhe me tekbire është hapur xhamia e re në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë, në të cilën morën pjesë shumë banorë, liderë institucional, personalitete të ndryshme, dhe donatorë të kësaj xhamie.

Në hapje të kësaj xhamie mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili me këtë rast tha se ndërtimi i xhamive përveç se është i rëndësishëm për banorët dhe besimtarët e kësaj ane, ka rëndësi të veçantë edhe te Krijuesi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të këtij qyteti, Shemsi Rrahimi, uruan besimtarët për ndërtimin e kësaj xhamie edhe mundësitë që ofron ajo.

Veç të tjerash, ata potencuan nevojën e ndërtimit të një xhamie të tillë me hapësirat përcjellëse që do të shfrytëzohen nga besimtarët.

Lexo edhe:  Panik në aeroplanin që u nis nga Prishtina drejt Bazelit, kthehet në aeroport pas 40 minutave në ajër