Pak para ndeshjes, Plisat rrihen me tifozët italianë

Me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë miqësoren e “luksit” me Italinë.

Megjithatë, pak para fillimit të ndeshjes ka ndodhur një incident mes tifozëve.

Ishin tifozët e Prishtinës ‘Pilsat’ të cilët janë parë duke u përleshur me tifozët e skuadrës mysafire.

Në anën tjetër, ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë përballje mes tifozëve, kurse janë publikuar edhe pamjet në rrjetet sociale, të cilën e gjeni më poshtë.

Për video, klikoni KËTU

Lexo edhe:  Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj "ia terroi" serbit në raundin e parë