Pak ditë nga shpallja e fituesit, Luizi tregon strategjitë e tij për finalen

Vëllai i Madh i vuri banorët sërish përballë një sfide rezistence ku duhet të rrinin të përqafuar dyshe dyshe, mbi disa platforma që ishin vendosur në oborr.

Nëse ata do të rezistonin të rrinin të përqafuar për tre orë të gjithë bashkë, do kishin një party nga “Moloko”.

Për çiftin që do rezistoi më gjatë duke përqafuar njëri-tjetrin, do marri 3 mijë euro shpërblim nga “Moloko”.

Nita u bë çift me Luizin, Efi me Dean dhe Kristi me Qetsorin.

Teksa po qëndronin të përqafuar Luizi i tha Nitës se ai me zemër do Kristin, por në lojë i duhet ajo për finale.

Sipas Nitës, Luizi e ka më të lehtë fitoren nëse ka Kristin në finale dhe se e ka më të vështirë nëse del “kokë më kokë” me të.

Këtë gjë në fakt ajo e ka përmendur edhe më herët gjatë ditës, duke thënë se përballë Luizit, ajo ka potencial për ta rrëmbyer çmimin e madh.

Lexo edhe:  Largohet tabela e ministrisë së Qeverisë së Kosovës në Zubin Potok