Pagat e Veteranëve, Klinaku prezanton 3 mundësi për Qeverinë

Drejtuesi i OVL të UÇK-së Faton Klinaku, ka bërë të ditur mundësitë e arritjes së një marrëveshje me qeverinë, për pagat e veteranëve të UÇK-së.

Klinaku ka thënë se veteranët duhet të marrin pensionin me rritje, në vlerë të pagës minimale, prej 250 euro, shkruan 02Press.

Ai ka thënë se duhet të bëhet edhe kategorizimi i veteranëve si dhe lejimi i punësimit të tyre.

Më poshtë reagimi i plotë:

Qeveria e Kosovës i ka këto mundësi:

1. Të rritet paga minimale e veteranëve t’iu bëhen pagesat me ligjin që është në fuqi e që lidhet me pagën minimale në Kosovë, me anë të të cilit me vite të tëra janë diskriminuar me mijëra veteranë që punojnë duke mos përfituar asnjë cent, e ta luftojë sa më shumë ekonominë informale;

2. Ta bëjë kategorizimin, (nëse mund t’i merr dosjet nga prokuroria për shkak se lënda është në gjykatë), ku pasi do të përfundonte ai kategorizim do të futej ligji tjetër në fuqi, me anë të të cilit përveç veteranëve të papunë që do ta merrnin beneficionin e plotë sipas kategorizimit, parashihet që të paguhen 50% të beneficionit edhe ata që punojnë;

3. Të inicojë (së bashku me ne) ligj të ri, që i heq kufizimet e të kenë të drejtën të gjithë veteranët që të punojnë dhe përfitojnë, dhe me këtë luftohet komplet ekonomia informale.

Lexo edhe:  Rruga "xham" nga ngricat, nisin aksidentet në rrugën e Podujevës