Pacolli publikon një fotografi të paparë më herët: Dikur mjekët menduan se kurrë s’do të mund të punoja përsëri
Kryetari i AKR-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli shpesh herë ndanë histori të jetës së tij me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ai sot ka ndarë një pjesë të jetës së tij, e që lidhet me shëndetin.
Pacolli tha se dikur mjekët kishin menduar se kurrë nuk do të mund të punonte përsëri, por Zoti donte diçka tjetër.
Ai theksoi se pas 43 viteve u lirua nga ky konstruksion dhe mund të lëviz pa problem.
Postimi i plotë:
Dikur mjekët menduan se kurrë nuk do të mund të punoja përsëri, por Zoti donte diçka tjetër. Sot para 43 viteve u lirova nga ky konstruksion dhe munda te leviz pa probleme.
Jam mirënjohës për çdo moment të jetës sime.