Pacolli: Liderët tanë dinë vetëm gjuhën populliste, me veprime i shkojnë në dobi Vuçiqit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kritikuar ashpër liderët shtetërorë, duke thënë se ata dinë të përdorin vetëm gjuhën populliste.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se të njëjtit me veprime i shkojnë në dobi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai po ashtu ka thënë se organet e rendit dhe të sigurisë po përdoren nga krerët shtetërorë dhe si pasojë e veprimeve të tyre, ka rrezik të rrënohet ajo që është ndërtuar për 20 vjet.
“Më vjen keq për policinë e Kosovës, forcat e sigurisë dhe organet dhe institucionet tjera të vendit që krerët e vendit i përdorin për veprime populiste të tyre, pa asnjë plan, pa koordinim me faktorin vendor, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe SHBA-të e rezultatet nga këto veprime po e damtojnë Kosovën dhe po kthehen si bumerang duke e rrënuar atë që është ndërtuar për 20 vjet. Kështu ndodhi me dërgesen e policisë speciale ne veri, (e tërhoqëm në këmbim të kushteve të vendosura nga banditët e veriut), kështu ndodhi me “legjitimimin e targave të paligjshme” dhe kjo që po ndodh tani me terhjekjen e kryetareve te sapozgjedhur dhe me forcat tona policore. Edhe femijet e dinin qe ne veri te vendit nuk kishte kushte per te berë zgjedhje!”, shkroi Pacolli.
Më vjen keq për policinë e Kosovës, forcat e sigurisë dhe organet dhe institucionet tjera të vendit që krerët e vendit …