Pacolli hap “GoFundMe”, fton të gjithë për të ndihmuar familjen Ademaj nga Peja
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka ftuar të gjithë që të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Ademaj nga Peja, e cila humbi dy anëtarë si pasojë e vërshimeve.
Pacolli ka hapur “GoFundMe”, duke i ftuar politikanët dhe biznesmenët të ndihmojnë.
“Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, tha Pacolli.
Gjatë së shtunës reshjet e shiut shkaktuan dëme të mëdha.
Si pasojë e vërshimeve vdiq një grua dhe djali i saj pesëvjeçar