Pacientja gëlltit kurorën e dhëmbëve, mjekët në QKUK ndërhyjnë urgjent dhe ia shpëtojnë jetën  

Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, është kryer një intervenim urgjent, tek një pacientje e cila kishe gëlltitur kurorën e dhëmbëve.  

“Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.

Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën”, thuhet në njoftimin e Sherbimit Spitalor Klinik e Universitar.

 

Lexo edhe:  Llapjani e kërcënon ish-gruan nga burgu: Edhe pak m’lëshojnë, mos gabo me u martu se…