Pacientët në Spitalin e Mitrovicës mërdhijnë nga të ftohtit, temperatura brenda dhomës -2 gradë

Spitali i Mitrovicës është rikthyer sërish në temë diskutimi, pasi konkurset që janë hapur janë të dyshimta dhe pretendohen të jenë të kurdisura.

“Jepi zë” ka kohë që siguruar emrat e të pranuarëve, disa edhe me shkelje e disa pretendohen të jenë të kurdisura, pasi bëhet fjalë për familjarë të mjekëve dhe personelit të punësuar në spital.

Por problemet nuk përfundojnë me kaq, pacientë të shtrirë në këtë spital, i kanë thënë “Jepi zë” se po merdhijnë nga të ftohtit.

Sipas raportuesit, nxemjet nuk po lëshohen fare as në mbrëmje por as në mëngjes.

Madje ky pacient ka dërguar edhe foto ku shihet se temperatura ka shkuar -2 gradë, ndërsa sipas tij, ata më shumë po rrezikojnë të sëmuren më shumë sesa të shërohen.

Lexo edhe:  Ish ushtari i UÇK-së që vdiq duke punuar la pas tre fëmijë - kishte shkuar për shkaqe ekonomike