OVL-UÇK nis Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një njoftimi në Facebook, kanë bërë të ditur se nga sot ka filluar Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata i kanë ftuar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë.

Lexo edhe:  Haxhiu thotë se BE-ja i ka dhënë Kurtit 72 orë, “më pas nisin sanksionet e ashpra”