Osmani për at Antonio Belushin: Ishte veprimtar i paepur i çështjes shqiptare

Ka ndërruar jetë Antonio Belushi, prifti arbëresh, veprimtari i shquar i çështjes shqiptare. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit, ndërsa thekson se është humbje e madhe për arbëreshët e Kalabrisë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit, ndërsa thekson se është humbje e madhe për arbëreshët e Kalabrisë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me Presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri. Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut”, ka shkruar Osmani.

Osmani u shpreh se si presidente e Kosovës ka pasur nderin të takoj nga afër në bibliotekën e krijuar nga ai.

“Si Presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore”, shkroi Osmani.

Lexo edhe:  Ndryshojnë çmimet e karburanteve, sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi?