Organizohet protestë kundër Albin Kurtit pas disa ditësh

Më 23 janar planifikohet të mbahet një protestë kundër kryeministrit, Albin Kurti.

Kjo për shkak të deklaratës së tij për Oliver Ivanoviqin.

Në rrjetin social Facebook, është bërë publike eventi me mbishkrimin “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”.

Kjo protestë parashihet të mbahet nga ora 12:00.

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar vdekjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, duke e quajtur Oliver Ivanoviqin “njeri që ka punuar për interesat e komunitetit të vet” dhe porositur “që të ruhet kujtimi për të”.

Lexo edhe:  Theret një person në veri të Mitrovicës