Opozita fiton karshi pushtetit, dështon seanca e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë seancën e sotme pasi që opozita ka lëshuar sallën në shenjë revolte për koeficientin për pagat, raporton Gazeta Blic.
Deputetet e shumicës nuk kanë qenë të pranishëm 61 dhe për këtë arsye kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se seanca ndërpritet për të vazhduar nesër me seancë të re.
“Nuk kemi kuorum seanca ndërpritet, vazhdojmë nesër më seancë të re”, tha ai.