Operacioni “Golfi”, Policia i lidh dy persona të dyshimtë
Dy persona janë arrestuar sot të cilët ishin në kërkim në kuadër të operacionit të antidrogës të koduar me emrin “Golfi” nga Policia e Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se të arrestuarit janë me inicialet G.M. dhe Sh. M.
“Gjatë një operacioni taktik sot reeth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes” .
“Në lokacionin/shtëpinë në të cilën ishin duke u strehuar të dyshuarit janë gjetur dëshmi/prova relevante si në vijim: një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.