Operacion i madh i Policisë në Prishtinë e Fushë Kosovë – arrestohet një person, u kap me 6 qese drogë

Gjatë ditë së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të madhe në dy lokacone, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku ka arritu ta arrestojë një person.

Policia rreth orës 18:00 ka arritur që me sukese ta arrestojë personin e dyshuar në rrugen “Kongresi i Drejtshkrimit” në Prishtinë.

I dyshuari ngarkohet me vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Si ndodhi bastisja nga policia?

Gjatë kontrollit në trupin dhe veturën e të dyshuarit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e mbeshtjellur në qese.

Ndërsa, pas zbatimit të urdhëresës për bastisje, e cila është bërë në dy lokacione, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 6 qese me narkotik të llojit marihuanë në peshë 5.4 gram, marihuanë në peshë 102.5 gram, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 € (para kesh).

I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokuroria do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.

Lexo edhe:  Xhuli i ndërpret ushtrimet, tregon për problemet shëndetësore