Olluri ironizon rastet në Mitrovicë: ‘Krejt rastësisht’ çdo gjë në favor të Pecit, tamam puna me vjedh vota
Gazetari Parim Olluri ka reaguar në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Mitrovicë, ku po zhvillohet rinumërimi i votave për kryetar të komunës.
Ai ka renditur disa “rastësi” që sipas tij lidhen me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.
“Krejt rastësisht votat me ‘gabime teknike’ janë për Faton Pecin. Krejt rastësisht, prokuror për hetimin e vjedhjes së votave është caktuar një me mbiemrin Peci. Krejt rastësisht, Inspektorati Policor është urdhëruar me shku natën në Mitrovicë e me i ndejt mbi kry hetuesve të Policisë”.

