Ola dhe Vserlo: Gjesti duhet përjashtuar sepse goditi me shuplakë

Gjatë prime-t të sotëm të Big Brother Vip Albania, nuk ka se si të mungojë diskutimi i veprimeve të banorit nga Kosova, Gjestit, i cili i goditi me vezë në kokë Olën dhe Vserlon.

Që të dytë, Ola dhe Vserlo po kërkojnë përjashtimin e menjëhershëm të Gjestit, si dënim të veprimit të tij ndaj tyre.

E nga ana tjetër, Gjesti po i merr të gjitha me sportivitet situatën e krijuar, duke thënë se po i vjen për të qeshur.

Biseda e plotë:

Ola: Kjo situatë ka ndikuar shumë te unë sot. Dhuna është dhunë dhe jam ndjerë e poshtëruar nga ana e Gjestit. Të përdoret pjesa e gjoksit dhe seksualitetit në këtë formë nga Aldo dhe nga Gjesti mbi të gjitha.

Viserlo: Është dhunë, vezë në fytyrë.

Ledion: Po të kesh durim pavarësisht se çfarë konsideron ti dhunë, ki parasysh që brenda asaj shtëpie gjykohet mirë dhe çdo veprim ka një pasojë. Por mesa shoh ti je shumë i prekur për të lejuar Olën dhe nuk ke respektin që të mbarojë.

Viserlo: Po respektojmë dhunuesit?

Ledion: Ti e ke të vështirë të më respektosh edhe mua jo më banorët. Ja dhashë fjalën Olës pastaj ty, do dëgjojmë Gjestin pastaj vendimi i vëllait të madh.

Ola: Më ka thënë e pamoralshme por për këtë do përgjigjet Gjesti. Dhuna është dhunë në çfardo lloj forme, ma ka përplasur vezën në kokë dhe ky djalë duhet të mbajë përgjegjësi

Viserlo: I kam thënë të ndalojë së luajturi se mund të kishin thyer edhe një monitor apo një kamerë. Gjesti na ka gjuajtur dhe nuk është marrë asnjë masë. Sesi ka qenë e di fytyra ime që më është mpirë buza për tri orë. Ky njeri duhet të kishte ikur. Ishte shuplakë në fytyrë.

Lexo edhe:  A ka marrë para për qëndrimin e saj në Big Brother, tregon një banore 

Gjesti: Po më vjen me kesh