Nxirret një lopë pas 11 ditësh nën rrënoja në Turqi

Emergjencat Civile kanë vijuar në ditën e 11 të tërmetit kërkimet për të mbijetuarit dhe personat e zhdukur nën rrënoja, megjithëse shpresat sa vijnë e ulen.

Përveç njerëzve, ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar një lopë e cila ra nën rrënojat e hambarit ku strehohej në Adiyaman para 11 ditëve.

Birgül Tuncay, e cila është fermerë në fshatin Dardoian të Adiyaman, i cili u godit nga tërmeti 7.7 dhe 7.6 ballë, ushqeu lopën e saj e cila ishte nën rrënoja pas shembjes së hambarit të saj, për 11 ditë duke siguruar mbijetesën e saj.

“Bircani im shpëtoi, Zoti ju ruajtë juve. Unë jam shumë e lumtur sot. Do të isha edhe më e lumtur nëse do të më shpëtonin dhitë dhe lopët e tjera”, tha ajo.

Lexo edhe:  Lorem ipsum dolor sit amet