“N’Xhamjkë, n’Xhamajkë” – rikthehet pas 8 vitesh djaloshi që u bë viral në vlugun e largimit të të rinjve kosovarë drejt Perëndimit
Ishte bërë viral në vitin 2015 në vlugun e largimit të të rinjve kosovarë drejt Perëndimit.
Edon Haziri është rikthyer sërish në skenë, kësaj radhe për të folur mbi deklarimet e tij të famshme të tetë viteve më parë e situatës momentale poashtu.
Në një paraqitje për lajmi.net, ai foli edhe për dashurinë potenciale në diasporë si dhe gjasat për të ikur sërish pas liberalizimit.
“Nuk po e hajnë foren, po e dijnë që për letra”, shtoi ndër tjerash Haziri, duke pohuar se është bërë e vështirë ta gjesh dashurinë në diasporë.
Më poshtë njëra prej pjesëve të përzgjedhura nga paraqitja e plotë.