Nxënësi i gjimnazit në Gjakovë e rrah me shufër metalike shokun e klasës, përfundon në pranga të Policisë

Përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme në vend janë bërë të shpeshta. Për motive të ndryshme, por kryesisht banale ata rrahen brutalisht, duke i zënë kështu sherri me Policinë. Kjo dukuri shqetësuese po i alarmon si prindërit, ashtu edhe drejtoritë e shkollave, për rrezikun në institucionet arsimore.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur sot në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ku një nxënës ka sulmuar brutalisht shokun e klasës brenda hapësirave të shkollës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është raportuar në Polici nga viktima, i moshës 16-vjeçare, i cili e ka denoncuar të dyshuarin 17-vjeçar, i cili po dyshohet se e ka rrahur shokun me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast i dyshuari është intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Kujtojmë se javëve të fundit ka pasur shumë raste të rrahjeve nëpër shkollat e vendit, çka ka ngritur shqetësim për sigurinë në këto inistucione.

Lexo edhe:  Serbët ia sulmuan shtëpinë në Medvegjë, flet vajza nga familja shqiptare