Nxënësi 11-vjeçar detyrohet t’i jap para një të mituri për muaj me radhë – Policia zbulon rastin dhe nis hetimet

Përfitimi i kundërligjshëm i dobisë pasurore duke përdor forcën apo kanosjen serioze për t’u kryej një veprim përbën vepër penale dhe sanksionohet me burgim. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Ferizaj, por këtë herë të përfshirë janë dy të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një 11-vjeçari, nxënës i shkollës fillore “Ilaz Thaqi” në Han të Elezit.

Bazuar në informacionet e para, viktima dyshohet se është detyruar t’i jap para në vlera të ndryshme një 17-vjeçari që nga fillimi i vitit shkollor 2022/2023 deri në muajin nëntor.

Si rezultat i hetimeve që janë zhvilluar është iniciuar rasti për veprën penale “Detyrimi”, për t’u zbardhur motivet mbi të cilat ka ndodhur rasti.

Të njëjtat burime thonë se dy palët e përfshira janë intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet.

Lexo edhe:  Vdekja e 4-vjeçares, flet babai i saj: Jam kanë tuj mbledh kanaçe, e kam pa çikën keq