Nxehet Kurti, u drejtohet PDK-së e LDK-së: Qysh ja keni ba me nënshkru me Vuçiqin, se me mu po ikë?

Situatë interesante u krijua sot në Kuvendin e Kosovës teksa kryeministri Kurti raportonte për dialogun.
I pari i Qeverisë, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po refuzon ta nënshkruaj draftin dhe marrëveshjen, teksa këtë e bënte me PDK-në dhe LDK-në në pushtet, shkruan lajmi.net.

“Qysh ja keni bo që me juve nënshkrujke, me mu s’po nënshkrun, po ikë. Qysh ja keni ba që nënshkrujke me juve, ju kallzomni qysh ja keni bo në 2013 dhe 2015, jam i interesum edhe unë për nënshkrim, kallzomni qysh ja keni ba”, tha Kurti.

Këtij fjalimi të Kurtit iu përgjigj kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“A u qetësove kryeministër, se u bonën merak këta tutë që të panë kështu”, tha ai.

Lexo edhe:  Pas deklaratës së Robertit – reagon ashpër menaxheri i Xhensilës