Nusja s’e la të hajë darkën që e përgatiti, vjehrra e kap për flokësh 25-vjeçaren në Kishnicë

Zënkat e telashet familjare nuk kanë të mbaruar në vendin tonë. Vazhdimisht në Polici kryesisht vajza e gra raportojnë se janë viktima të dhunës në familje. E shumë të shpeshta janë rastet kur përfshihen në telashe vjehrrat e nuset.

Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kishnicë, ku një nuse dhe një vjehërr janë përfshirë në një konfrontim fizik mes vete.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi nusja nuk e ka lejuar vjehrrën të hajë darkën që e ka përgatitur ajo dhe më pas në shenjë revolte, 58-vjeçarja e ka kapur për flokësh renë e saj.

Në gjithë tollovinë u përfshi edhe një person tjetër, i cili tentoi që t’i qetësojë gjakrat mes dy grave.

25-vjeçarja dhe vjehrra e saj janë shoqëruar në stacion policor ku kanë dhënë dëshmitë e tyre në cilësinë e të dyshuarave, e ku kanë pohuar se ato nuk gëzojnë raporte të mira mes vete.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  E tmerrshme në Prizren: Pasagjeri del nga vetura dhe ther me thikë këmbësorin