Nuk takohen, por Rama thotë se debatet me Kurtin i bëjnë në Whatsapp

Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë.

Duke folur për raportin me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, ka thënë se debatet me të i bën në WhatsApp.

Ai më herë gjatë intervistës në Klan Kosova tregoi për përpjekjet e tij për ta takuar Kurtin, por që nuk ia doli.

“Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, të flasin – duke u takuar dhe duke folur mbase kuptojnë më mirë njëri-tjetrin”.

“Unë jam përpjekur të komunikojë, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë, dhe unë nuk dua të jap gjykime”, ka thënë Rama në Klan Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë jam kërkuar disa ditë më radh takim me Albinin, pasi kam dasht t’ia përcjellë disa shqetësime, nuk ka qenë e mundur për ta bërë takimin – ai ka qenë shumë i zënë, ka pas punë të tjera”.

“Unë madje i kam kërku Josep Borrellit që t’i shtyjë masat për disa ditë për Kosovën – por meqë takimi nuk ka ndodhur – ato janë marrë”, tha tutje Rama, duke thënë se nuk di tutje ta interpretojë këtë çështje, shkruan Gazeta Sinjali.

Lexo edhe:  Bebe Rexha publikon fotografi pas goditjes që mori me telefon në fytyrë