“Nuk po më dojnë më prej që po më njohin krejt Kosova”- Edoni flet për problemet që ka me familjen e të dashurës

Ish-banori i “Big Brother Kosova”, Edon Shileku ka folur për raportin me të dashurën e tij.

Ai ka konfirmuar se ka probleme me familjen e Lisës për shkak famës që ka marrë pas daljes nga Big-u, dhe artit që realizonte.

Kam pak probleme me familjen e saj ata nuk po më dojnë. Më kanë dashtë para se me hi Big Brother, i kanë ditë krejt senet për mu. Mirëpo fakti që është bë e madhe e që krejt Kosova tash pe dinë, për ta është problem“, ka thënë ai në T7, përcjell Insajderi.

“…Është shumë e rëndësishme me pa qysh po trajtohen çifti njëri me tjetrin, sa po e dojnë e dëgjojnë njëri-tjetrin… Unë e trajtojë si princeshë Lisën”, ka thënë ai derisa u ka bërë thirrje familjarëve të saj të ndryshojnë mendje.

 

Lexo edhe:  Blero i thotë një banoreje se është në lidhje dashurie me shoqen e saj