“Nuk ka qenë e lehtë me shit veten”, Edona rrëfen pse zgjodhi këtë rrugë të cilën sot nuk do e bënte?

Edona James, transgjinorja nga Suhareka ka folur së fundmi për eksperiencën në Big Brother VIP Kosova 2, jetën përpara se të hynte në këtë format e po ashtu edhe për fëmijërinë.

Ajo gjatë intervistës ka thënë se ka bërë gjithçka në mënyrë që të realizojë ëndrrën e saj.

Ndonëse tani është e penduar, ajo thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe se i duhej një shumë e madhe parash.

“E kam bërë ëndrrën time, edhe punë të këqija. Eskortë kam qenë. Ajo ka qenë më e rënda në jetën time. Se kam hek shumë, nuk ka qenë e lehtë me e shit veten. Me të prek dikush kur nuk e do. E kam bërë, se ky operacion më kështu, kaq kaq pare. E kam bërë për para”, u shpreh ajo

Lexo edhe:  Beatrix Ramosaj ndanë 2000 euro shpërblim, nëse e gjeni këtë qen