Nuk ka mësim nesër në shkollat e Skënderajt e Mitrovicës

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që ranë të enjten në Skenderaj, lumi Klina ka dal nga shtrati duke shkaktuar vërshime në këtë komunë.

Shumë qytetarët u dëmtuan si pasojë e këtyre vërshimeve e shumë të tjerë u bllokuan si shkak i shiut të madh.

Kjo komunë ka pezulluar aktivitetet për të premten, e po ashtu edhe procesin mësimor.

Kujtojmë se më herët u njoftua se edhe në Komunën e Mitrovicës u pezullua mësimi për shkak të përmbytjes.

Lexo edhe:  Prishtinasit ia vjedhin 4 goma në garazhën e banesës së tij, vlera e tyre rreth 300 euro