“Nuk jam ateist”, Valon Syla tregon se në çka beson
Gazetari Valon Syla ka treguar se në çka beson, ka thënë se nuk është ateist.
Për InDoks të Gazetës Insajderi ai ka deklaruar se është agnostik (person që i beson shkencës).
“Janë tri gabime rreth meje i pari gabim është që nuk jam ateist, pra edhe ateizmi është besim sepse me ateizëm besohet që nuk ekziston sepse fakt shkencor nuk ka. Ajo çka dinë shkenca deri sot është që fetë janë të rëndësishme për funksionimin e njerëzimit dhe shoqërisë deri këtu ku kemi arritur”, ka sqaruar ai.
Gazetari ka thënë se i beson shkencës se nuk beson në atë çka shkruhet e thuhet në librat e shenjtë.
“Unë nuk jam atesit, unë jam agnostik pra unë pres shpjegimin e saktë shkencor i cili e definon krejt këtë punë. Ajo cka dimë ne është që fetë qysh përshkruhen në libra të shenjtë nuk mund të jenë ashtu sic është në librat e shenjtë, çka ka pas kësaj që as shkenca se ka verfiku është çështje që duhet me prit. Ateizimi beson që s’është hic krijuesi ndërsa këta tjerët besojnë kryekëput që është”, potencoi Syla.
Sipas tij një person ateist fanatikët islam e cilësojnë si të pa vlerë.
Ai deklaron se është pro lirive fetare në privatësi por jo nëpër hapësira publike.
“Kur të thojnë ateist grupet islame fanatike ata të linçojnë sepse ai është linçim publik, se kur i thu dikujna ateist dmth për fanatikun ai nuk vlen për pesë pare. Është një njeri pa vlerë, një njeri që nuk beson në Zot, monafik… që është gabim sepse unë besoj në liritë fetare brenda hapësirave shtëpiake, intime dhe hapësirave fetare por me i la këmbët në llavabor në Parlament të Kosovës mendoj që është e teprume, që është 200 metra ose 5 metra qaty, shko falu në xhami”, u shpreh gazetari.
“Pse po u deshka për me respektu një islamik me ndrru unë?”, ka pyetur ai.