Nuk i ndalin kunjat, Bledi Mane: Më mirë martohem me Kristin a Ronaldon, sesa me Nitën

Dy nga banorët më të komentuar të BBV2, Bledi Mane dhe Nita Latifi, edhe pas daljes nga formati, nuk po i kursejnë kunjat ndaj njëri-tjetrit.

Ndonëse nuk kanë pasur edhe shumë keqkuptime mes vete në shtëpi, ka qenë një koment i Bledit për “vajzat kosovare”, që ka bërë që Nita të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj tij.

Në një intervistë për “Prive”, Nita Latifi u shpreh “nuk do të lidhem kurrë me një tip si Bledi Mane”.

Pas deklaratës së saj, Bledi Mane “shpërtheu” në një postim në Instagram ku e quajti një “mosmirënjohëse amatore”.

Ai madje tha se më parë martohet me Ronaldon a Kristin, sesa me Nitën.

”Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… #prayForNita”.

Lexo edhe:  Harron që është live, Robert Berisha i pakënaqur nga Ferma Vip: As nuk na treguan ku të ikim, organizimi është ..