“Nuk e vrau varka, por shteti”/ Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, të enjten protestë në Tiranë

Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme në Tiranë ditën e enjte në ora 19:00.

Në njoftimin publik të selisë blu, theksohet se protesta mbahet në lidhje me përplasjen për vdekje me gomone të 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, nga ana e oficerit të lartë të policisë, Arjan Tase.

PD njofton si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Lexo edhe:  “Qikën e kom invalide, 2 euro n’ditë maksimumi i fitoj, edhe ata kush t’bon sevap” – Punëtori me kolicë duron të nxehtin për t’i bërë ‘idare’ familjes