“Nuk e pranoj kurrë”, çka po thonë serbët për kthimin e tabelave në RKS?
Disa janë me letra ngjitëse e disa pa to. Por e përbashkëta e pothuajse të gjitha veturave që qarkullojnë në veri të vendit, janë tabelat e lëshuara nga Serbia.
Mirëpo me vendimin e qeverisë së Kosovës, të gjithë qytetarët që posedojnë targat ‘PR”, “KM”, “PZ”, e të ngjashme, do kenë afat që t’i kthejnë në RKS nga 1 gushti deri më 31 tetor 2022.
Ndonëse ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë, jo të
Ka edhe të tillë që nuk dëshirojnë të kenë probleme me Policinë e Kosovës, andaj do e përfillin vendimin e qeverisë.
Për të tjerë, ende është e paqartë se si do veprohet.
Regjistrimi me këto tabela të vjetra sipas qytetarëve serb në veri, bëhet në Rashkë të Serbisë.
E nga 1 gushti, pajisja me targat RKS do mundësohet në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut.
Zyrtarët këtu i thanë televizionit se ende janë duke e pritur udhëzimin administrativ nga Ministria e Punëve të Brendshme, sa i përket kësaj çështjeje