”Nuk e festojë sepse është festë pagane” – Imami Musliu flet për aktivitetin kundër festimit të Vitit të Ri në xhamin Mati 1

Dy ditë më parë në Xhamin Mati 1 është mbajtur një aktivitet lidhur me festën e vitit të ri.

Xhamia Mati 1 përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se në këtë aktivitet fëmijët treguan arsyet se përse nuk duhet të festohet festa e vitit të ri.

Në lidhje me këtë sot gjatë ditës një ekip i lajmi.net ka qëndruar në Xhami ku ka biseduar me imamin e kësaj xhamie, Fadil Musliu lidhur me këtë aktivitet.

Musliu thotë se aktiviteti është mbajtur nga ana e mësueses së Xhamisë.

‘’Aktiviteti është mbajtur nga ana e mësueses së xhamisë, tema ka qenë a duhet të festohet viti i ri dhe nxënësit kanë shprehur dëshirën e tyre, ata kanë qenë unanimisht kundër festët të vitit të ri’’, ka thënë Musliu.

Më tutje ai thotë se ky aktivitet nuk ka të bëjë me ndonjë keqpërdorim të fëmijëve.

Në momentin që gazetari ka pyetur imamin se a e feston vitin e ri ai ka thënë se jo sepsë është festë pagane.

Lexo edhe:  Arrestohet një i mitur për fajde në Lipjan, përfundon në ndalim policor