Nuk e duan në projekt, zbardhën prapaskenat e përplasjes së Luizit me Arbanën dhe Eduardin

Vera ka qenë një sezon i ngarkuar për shumë VIP-a, duke shenjuar me aktivitete të ndryshme në fushat ku ata operojnë. Një vëmendje të shtuar nga pasur nga ana e publikut për Luizin dhe Kiarën, që aktualisht janë ndër çiftet më të dashura për ndjekësit.

luiz ejlli arbana osmani

Luizi ka qenë padyshim këngëtari i sezonit, ku koncertet e tij ishin më të ndjekurat, e për rrjedhojë edhe më të paguara. Gjithashtu, fituesi i Big Brother VIP u bë pjesë për herë të parë edhe kinematografisë, ku luajti si protagonist në filmin, “Në Kuadër të Dashurisë”. Nga ana tjetër edhe për partneren e tij ka qenë një sezon i ngjeshur.

kiara tito luiz ejlli

Moderatorja u rikthye në ekranin e Top Channel, për të moderuar “Kepi i VIP-ave”. Xhirimet u realizuan në Turqi, ku Kiara qëndroi për rreth 1 javë. Nga ana tjetër, dyshja ka pasur kontrata të majme edhe me reklamat, kryesisht në rrjetet sociale, duke i shndërruar në personazhet më të marketuar të momentit.

kiara luiz

Por, teksa gushti përfundoi, edhe për ta, erdhi një sezon tjetër, ku angazhimi në televizion ishte padyshim qëllimi i tyre. Për shumë muaj me rradhë, Kiara është përfolur si kandidate e mundshme për moderimin e “Për’puthen”, ndaj edhe habia nuk ishte e vogël, kur në rrjet u konfirmua se do të ishte pikërisht Megi Pojani, mikpritësja e këtij formati.

megi pojani2

Vetë Kiara e ka shprehur edhe personalisht dëshirën për të moderuar këtë format, megjithatë organizatorët kanë vendosur që momentalisht, ajo mos të jetë pjesë e ekranit, duke preferuar që emrin e saj mos ta përdorin për “Për’puthen”.

kiara tito

Megjithatë Kiarës do t’i besohet një format përmbledhës që do të bëhet për “Dancing with the Stars”. Nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar. Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në Big Brother VIP 3. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.

Lexo edhe:  “O bukurosh”, Kaderi shpreh dashurinë ndaj Lumbardhit

arbana osmani

Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet është përfolur se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format. Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të big Brother dhe çiftit të famshëm. Pak ditë më parë, Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre.

arbana osmani eduart grishaj

Por në mes të projekteve të lëna përgjysëm dhe “zhgënjimit” nga ekrani, Luizi dhe Kiara kanë vendosur të “arratisen” nga Tirana. Nga rrjetet sociale, kemi parë se çifti ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimesh në Itali. Më konkretisht, ata gjenden në Milano, ku kanë shijuar pak kohën vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me prindërit e Kiarës. Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një moment duke filmuar Kiarën, teksa ajo shijon një ndër pamjet më të bukura në Milano, “Piazza D’uomo di Milano”.

kiara tito luiz ejlli

“Ndërkohë që Kiara sheh Duomon, unë shijoj pamjen më të bukur në botë, sapo hap sytë”, shkruan ai bashkangjitur videos së publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë që videon e ka shoqërua me tingujt e mjeshtrit italian, Andrea Bocelli, “Vivo Per Lei”, duke e bërë këtë moment edhe më romantik.

kiara tito luiz ejlli4

Në rrjetet e tyre sociale, të dy kanë publikuar poza romantike, por edhe video funny, duke na zbuluar detaje nga këto mini pushime të tyre. Teksa në Tiranë ka nisur intensivisht sezoni i ri televiziv, ata kanë vendosur të arratisen për pak kohë, pasi planet nuk iu ecën ashtu si kishin shpresuar. Prej javësh në rrjet ka qarkulluar edhe lajmi se Kiara dhe Luizi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë

Lexo edhe:  Aksidentohet moderatorja Alketa Vejsiu