A ke kryer ndonjë ndërhyrje estetike në trup? Përgjigjet Enca

Këngëtarja e njohur, Enca është një nga artistet më aktive në rrjetet sociale. Ajo poston vazhdimisht foto dhe video të ndryshme, ku tërheq shumë vëmendje.

Së fundmi, Enca i ka dhënë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Ato kanë qenë të pafundme si për jetën private, ashtu edhe për atë profesionale. Mirëpo, një ndjekës e ka pyetur këngëtaren nëse ka kryer ndonjë ndërhyrje estetike në trupin e saj.

“100 për qind natyrale, asgjë kundër”, ka shkruar Enca, duke i dhënë kështu fund komenteve që bëhen herë pas here drejt saj.

Lexo edhe:  Bledi Mane për Luizin: Ai është frikacak, nuk ka pasur kurrë një femër si Kiara më parë