Nuk dihej asgjë për fatin e saj, gjendet pas shumë orësh gruaja e moshuar që u zhduk në Ferizaj
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Ferizaj, ku një grua e moshuar, Fahrije Shatrolli ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.
Për gjetjen e saj, Sinjali mëson se janë angazhuar disa njësi policore, si dhe familja e saj, që e gjeti atë pas një dite në hyrje të fshatit Jezerc.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila ishte dërguar në këtë qendër për trajtim mjekësor.
Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Për zhdukjen e saj kishte njoftuar edhe familja që kërkoi ndihmë dhe pas kërkimeve fatmirësisht e gjetën zonjën Shatrolli.