Mëngjesi nis me aksidente, rrokulliset vetura në Carrabreg të Deçanit

Një vetaksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 06:00, të mëngjesit në Deçan, përkatësisht tek rrethi i Carrabregit.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, vetura është rrokullisur.

Nuk dihet ende zyrtarisht nëse ka të lënduar dhe shkaktarët, mirëpo dyshohet se nga fuqia e goditjes mund të ketë të lënduar.

Lexo edhe:  Arrestohet i dyshuari që vrau me thikë babanë e bashkëshortes në Prishtinë