Noizy publikon foto romantike me Jori Dellin

Javë më parë reperi Noizy dhe modelja e ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli u komentuan për raportin e tyre pasi u panë bashkë në disa postime në rrjete sociale.

Modelja mohoi se kishte një raport përtej punës me reperin duke konfirmuar se ajo do të jetë protagoniste në një prej videoklipeve të tij.

Ndërkohë, tani Noizy ka ndarë disa imazhe të reja përkrah Jorit teksa ka paralajmëruar projektin e ri.

Ai zbuloi se kënga që pritet të publikohet së shpejti mban titullin “Send me your location” dhe do të jetë në bashkëpunim me reperin italian, Sfera Ebbasta.

“Send me your location” ft Sefera Ebbasta së shpejti”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e postimit.

Ndërsa, krahas këtyre projekteve Noizy ka njoftuar se më 4 gusht do të mbahet koncerti i tij i dytë “Alpha Show”, biletat për të cilin tashmë kanë dalur në shitje

Lexo edhe:  Enca dhe i dashuri i ri shihen në momente intime