“Njolla gjaku në gojë dhe dhëmbi i nxjerrur pothuajse komplet”, një nënë dyshon se ia dhunuan fëmijën në një kopsht në Ferizaj

Sqarim: Ky artikull është përditësuar pas vërejtjes së Fact Checker “Internews Kosova”

Numri i institucioneve parashkollore, kopshteve dhe çerdheve private në Kosovë është mjaft i madh.

Prindërit paguajnë shuma të mëdha parash, por jo gjithmonë kushtet janë në nivelin e duhur. Jo rrallëherë ka pasur ankesa e denoncime për keqtrajtim të fëmijëve nga edukatoret në këto institucione, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në një kopsht në Ferizaj. Një nënë ka shprehur shqetësimin dhe dyshimet se ndaj fëmijës të saj ësjhtë ushtruar dhunë fizike derisa 3-vjeçari ishte në kopshti.

Vjosa Guri Çerkini ka shkruar në grupin “Prindërimi” se ka kërkuar sqarime nga kopshti, emrin e të cilit nuk e ka bërë publik por thotë që nuk ka marrë spjegim nga personat kompetent të kopshtit. E njëjta thotë se nuk i është ofruar çasje as në këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbardhur se si ka ndodhur rasti.

Guri-Çerkini thotë se më vonë stafi i kopshtit është arsyetuar se ” është goditur pak nga një fëmijë dhe kaq”. Ajo shton se rastin do ta denoncoj tek organet e sigurisë.

Postimi i plotë:

Te nderuar prinder,qytetar te Republikes se Kosoves,

Desha te ndaj me ju nje rast te ndodhur me daten 18.08.2023 .

Djalin tim Trimor Çerkini,3 vjeç,e kam derguar per qendrim ditor ne “Kopshtin X”.

Ne oren 14:00 kam qene aty per ta marre nga “Kopshti X”.

Djali ishe me gjak te pjekur rreth gojes dhe me gjak te rrjedhshem brenda ne goje me dhembin e perparem te nxjerrur pothuajse komplet.

Ne kete rast, shpjegimi i drejtoreshes dhe edukatores ka qene se ato nuk e kane pare femijen ne ate gjendje me heret por ne ato momente kur une i’u kerkoj shpjegim. Kam kerkuar regjistrimet e kamerave por nuk i kane treguar, insistimin tim per me e shiku rastin se si ka ndodhur nuk e moren parasysh edhepse tre here ne menyre miqesore kam provuar, znj.drejtoresha e “Kopshtit X ” dha arsye se nuk po i bene paisja(mausi) e kompjuterit, etj…

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, 52-vjeçari shkakton rrezik dhe ikë

Dergova djalin menjehere tek Dr.Kirurg Maxillofacial. Vetem pas 1 ore30 min më telefonuan nga” Kopshti X”me shpjegimin se eshte goditur pak nga nje femije dhe kaq, perseri insitimin tim per shikimin e kamerave nuk e moren parasysh. Sidoqoft, kujdesi dhe qetesimi i djalit ishe kryesor me keshillat e mjekut dhe terapin qe i dha djalit, per te vazhuar me raportimin ne organet e sigurise se shtetit.

Edhe pas ketij rasti “Kopshti X” apo ekukatoret e djalit tim nuk kan treguar interesim per gjendjen e femijes.

Te nderuar prinder dhe qytetar, ky rast tregon shume.

Niveli i sigurise se femijeve tane ne kopshte private eshte shume i ulet, si dhe pergjegjesia e “Kopshtit X” ndaj femijes dhe  bashkpunimi me prinder nuk jane ne nivel te mjaftueshem.

Prandaj, ju lutem nese keni interes rreth kesaj çeshtje te ndjeshme dhe tmerruese per prindin, ndani kete postim me te tjeret.

Uroj qe ky rast te jet i fundit,

dhe organet kompetente te shtetit te hetojn rastin(te marrin regjistrimet e kamerave)sa me shpejte qe eshte e mundur,

Me respekt, prinderit e Trimor Çerkini.