Njofton Ministri, sot ekzekutohen rrogat me plus 6 euro e 80 centë

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të ardhura personale, ku 250 eurot e para janë të liruara nga tatimi.

Njoftimi qeveritar se tash e tutje punonjësit marrin 6.80 centë në muaj, ka nxitur shumë përdorues të rrjeteve sociale që të tallen me të. Ministri Murati thotë se kjo nuk është pak si shumë.

“Si rezultat i këtij ndryshimi, secili punonjës në Kosovë, nga ky muaj e tutje do të paguajë më pak tatim, e rrjedhimisht do të marrë pak më shumë pagë neto. Përfitimi mujor prej 6.8 euro apo vjetor prej 81.6 euro dikujt mund të mos i duket shumë, mirëpo nëse e shohim në tërësi, janë rreth 2.3 milionë euro në muaj apo rreth 27 milionë euro në vit, që nuk do të mblidhen si tatim nga shteti por do të mbesin në xhepat e qytetarëve”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo edhe:  A do t’i hyjë politikës, flet Shefqet Krasniqi